75 Mall Live Search
15:53 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / LB

Ahmeti pyet qeverinë: A bon me hangër mish najherë, ndalni hajnat

Ish Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave.

Ahmeti në një shkrim në Facebook ka shkruar se ndalimi i i prodhimit të kriptovalutave për të kursyer rrymë tregon mosnjohuri bazike të procesit të Mining dhe blockchainit në përgjithësi, transmeton Indeksonline.

“Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikëqyren, por vendimi i tillë veçse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti.

Ndërsa, në llogarinë e tij në Twitter, ka pyetur qeverinë se a duhet me hangër mish najherë duke kërkuar nga Qeveria t’i ndal hajnat.

Reagimi i tij i plotë:

Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave për të kursyer rrymë tregon mosnjohuri bazike të procesit të Mining dhe blockchainit në përgjithësi.

Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikqyren, por vendimi i tillë vecse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton!