AKK nis hetimet ndaj ambasadorit Martin Berishaj

Agjencia kundër korrupsionit ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj pas raportimeve në medie se ai ka fshehur ose nuk ka raportuar në AKK aksionet apo pronësinë e tij në tri kompani private.
Drejtori i kësaj agjencie, Yll Buleshkaj, ka thënë për Indeksonline se tanimë kanë filluar procedurat për verifikimin e pasurisë se Berishajt.
Sipas tij, do të bëhet verifikimi apo hetimi i plotë dhe do të zbardhët e gjitha.
Kujtojmë se mediet sllovene kanë raportuar për një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë dhe ambasadori Martin Berishaj
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë thënë se i besojnë deklaratave të ambasadorit se nuk ka gisht në këtë punë, ndërsa opozita po kërkon shkarkimin e menjëhershëm të tij.
Opozita madje e ka ndërlidhe këtë rast me pengimin e formimit të Komisionit Hetimor nga ana e Lëvizjet Vetëvendosje.