Akidenti fatal/ Publikohet identiteti i 49-vjeçarit që vdiq në Kishnicë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në fshatin Kishincë, magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti, ku ka humbur jetën një person.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se viktima është 49-vjeçari H.Shabani.
Policia është duke e hetuar rastin./Indeksonline/