15:58 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / LB

Alarmante: Mbi 4 mijë e 300 raste të reja me Covid-19

26 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës.

Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333.

Në total numri i rasteve aktive është 25.458.