18:32 / E Premte, 22 Prill 2022 / MSH

Ambasadori gjerman Jörn Rohde i impresiunuar me fabrikën Comodita

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka vizituar sot fabrikën e dyshekëve dhe shpuzës Comodita, ku është pritur nga themeluesi Shkelqim Devolli me bashkëpunëtorë.

Ambasadori gjerman ka parë nga afër procesin në të gjitha linjat e prodhimit, transportin si dhe ka vizituar pjesët ku shtrihet administrata brenda fabrikës.

Diplomati Rohde është shfaqur jashtëzakonisht i impresionuar me volumin e punës që bëhet në këtë fabrikë dhe arritjeve të saj duke theksuar: “Jam jashtëzakonisht i lumtur të shoh këtë punë të mrekullueshme që bëhet në Comodita dhe arritjet e një standardi të këtyre përmasave. Unë shpresoj që bashkëpunimi me tregun gjerman do të rritet edhe më shumë”

Ambasadori Rohde u njoftua nga z. Devolli dhe menaxhmenti i kësaj kompanie për cilësinë e punës, teknologjinë, llojshmërinë e prodhimit të produkteve , kapacitetet e mëdha që kjo fabrikë përfaqëson.

Të dy palët u dakorduan për mundësitë e bashkëpunimit në vazhdimësi.

E tregu gjerman tashmë veçse është i njohur për drejtuesit e kësaj kompanie. Devolli Corporation ka hapur në Gjermani, Prince Coffe Shop, dhe së shpejti pritet të depërtoj në tregun gjerman edhe me produktet e gjumit Comodita, përkatësisht me shitjet online.

Kjo ishte vizita e dytë në hapësirat e Comodites nga akterë europian gjatë kësaj jave, pas vizitës nga delegacioni Austriak që u prit ditë më parë.