75 Mall Live Search
18:28 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / LB

Ambasadori suedez thotë se për asociacionin, mund të merret modeli i Ishujve Oland

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka listuar disa modele europiane për themelimin e asociacionit.

Kjo si rezultat që në disa raste, zyrtarë amerikanë, i kanë kërkuar shtetit të Kosovës që të paraqes në tryezë, ide për krijimin e asociacionit.

”Ka disa modele që mund të shikohen. Ju e përmendet Ishujt Oland, ka tjera minoritete që ju mund të shikoni, duke pasur një asociacion apo jo”.

”E keni rastin e hungarezëve në Rumani, pastaj sllovakët në Vojvodinë, keni shumë raste interesante në Zvicër dhe në Itali po ashtu”.

”Mendoj se ja vlen të shikohen, por unë dua të nënvizoj mbështetjen e plotë për zotëri Lajçak, dhe që të gjitha marrëveshjet e kaluara mbi të cilat janë pajtuar Kosova dhe Serbia, duhet të zbatohen”./Klan Kosova