75 Mall Live Search
17:01 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / AR

Ambasadori Zemaj me takim të frytshëm me ambasadorin e Izraelit në Bruksel

Ambasadori përfaqësues i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj është takuar me ambasadorin e Izraelit në Bruksel Haim Regev.

Siç tha Zemaj, takimi ishte mjaft i frytshëm.

“Ne nënvizuam rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Izraelit si dhe diskutuam një gamë të gjerë temash me interes të ndërsjellë për vendet tona”, tha ai./Indeksonline/