Ambasadorja e Izraelit: Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj “miqëve në Kosovë” për mbështetjen e treguar pas sulmeve të Hamasit.
Ziv shkroi në Twitter se mbështetja e Kosovës “ka një rëndësi të madhe”.
“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë. Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira”, shkroi ajo.