Arrestohen 5 persona për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, Policia jep detaje

Pesë persona janë arrestuar dje në Gjakovë dhe fshatrat Bec dhe Brovinë, pasi të njëjtit dyshohet të kenë kryer vepren penale “Blerje, Posedim, Shperndarje e Substancave Narkotike”.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 9128.86 gram, 140 fara të dyshuara për mbjellje të narkotikëve, 28 bimë narkotike kanabis me gjatësi 110-223 cm, 4 peshore për matje, folje për mbështjellje të narkotikeve, 11 fishekë të cal. të ndryshme, 4 vetura dhe 4 telefona.
Të gjithë të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Bec, Brovinë dhe Gjakovë, 24.12.2021-11:20. Njësit DHTN–Mitrovicë Jugu në asistencë të NJSO-së dhe K-9, kanë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 9128.86 gram ,140 fara të dyshuara për mbjellje të narkotikëve,28 bimë narkotike kanabis me gjatësi 110-223 cm,4 peshore për matje ,folje për mbështjellje të narkotikeve 11 fishekë të cal, të ndryshme ,4 vetuar ,4 telefona . Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë.