Bale drejt pensionimit, The Athletic zbulon detajet

David Ornstein na habiti të gjithëve me lajmin e publikuar për sulmuesin Gareth Bale.
Gazetari i The Athletic raporton se sulmuesi i Real Madrid do ta lërë futbollin nëse Uellsi nuk do të kualifikohet në Kupën e Botës 2022.
Kombëtarja e tij ndeshet me Austrinë dhe më pas me fituesin e çiftit Skoci-Ukrainë.
Me Real Madrid kontrata i përfundon më 30 qershor.
Nëse Uellsi shkon në “Katar 2022”, atëherë Bale do të firmosë me një ekip që të luajë dhe të jetë në formë për Botërorin.