75 Mall Live Search
08:46 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / LB

Ballkani synon kualifikimin në udhëtim të skuadra nga Gjibraltari

Ballkani sot synon hapin tjetër në Ligën e Konferencës

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani synon që ta bëjë hapin e radhës drejt fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ata sot do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese kundër skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln.

Skuadra e Ilir Dajës futet në këtë ndeshje me epërsinë e dy golave nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja nis nga ora 18:00.