75 Mall Live Search
14:09 / E Martë, 12 Tetor 2021 / LB

Bekë Berisha flet pas refuzimit për të marrë pjesë në mbledhje: Është improvizim, ministri do të raportoj në seancë

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Punë të Brendshme e paraparë të mbahej në ora 10:00, ku do të raportonte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dështuar për shkak të përplasjeve të mëdha mes anëtarëve të komisionit nga radhët e opozitës dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Opozitarët kërkonin që raportimi i Sveçlës dhe drejtorit të Policisë të bëhej ndaras, gjë që çoi në largimin e Sveçlës dhe Mehmetit nga mbledhja e Komisionit.

Por, nuk shkoi shumë dhe Sveçla e Mehmeti u kthyen sërish në Komision.

Por, në këtë raportim nuk morën deputetët e opozitës.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, ka thënë se ky është keqpërdorim, sepse ftesat i kanë bërë ndaras për ministrin e brendshëm dhe drejtorin e Policisë së Kosovës.

Ai thotë se drejtori i Policisë nuk është kabinet i ministrit dhe se përgjegjësitë i kanë të ndara.

Berisha thotë se janë në dijeni se raportimi po ndodhë pa pjesëmarrjen e opozitës dhe se ky është improvizim.

“Raportimi e dimë që ka ndodhë. Ky është improvizim, sikur po raportojmë bashkë. Ne tani do të kalojmë në fazën tjetër dhe do të ftojmë një seancë ku ministri do të raportoj në interpelancë”, ka thënë Berisha për “Indeksonline”.

Në këtë raportim morën pjesë vetëm deputetët e koalicionit qeverisës të cilët ngritën disa tema për bllokadën disa ditore të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nga serbët e veriut./Indeksonline/