Llapjani në semi-pro në MMA me fitore të radhës në Slloveni

Boksieri nga Podujeva, Demahmet Sinani, që përfaqësonte Kosovën në garën prestigjioze “VALHHALA Fight Night 4” në Celje të Sllovenisë, ka shënuar fitoren e radhës në boks.
Anetari i “MMA Kroni Fight Team” shënoi dje fitore, të dyten në semi-pro dhe të 10-tën në përgjithësi, pa asnjë humbje në MMA.

Kundër tij në ring ishte talenti slloven, LLuka Shtiglic, të cilin Sinani e mposhti me KO në raundin e dytë.

Se sa e fortë ishte gara, tregon fakti që kishte garues nga Kuba, ShBA, Italia, Gjeorgjia, Bosnia, Sllovenia dhe Kosova. Referët nga Kroacia ishin në nivelin e duhur të detyrës.

Demahmet Sinanit dhe trajnerit të tij, Arian Havollit ju premtua se ndeshjen tjetër, boksieri do ta ketë të nivelit profesionist, meqë ndeshja e tij u vlerësua shumë lartë.

Ai ka shprehur rastin të falendërojë bashkatdhetarët, si dhe shoqatën shqiptare të Celjes, e cila ishte e pranishme me numër të madh, duke e përkrahur Sinanin.
Sipas Ekipi “MMA Kroni” tashmë është mëse e nevojshme të certifikohet Federata e Arteve Mikse Marciale, për shkak të potencialit të talentëve të rinj në këtë sport.
“Është koha që Federata e Arteve Mikse Marciale, MMA, e Kosovës më në fund të certifikohet dhe pranohet nga MKRS, dhe talentëve të shkëlqyeshëm kosovarë t’u mundësohet që, në emër të Kosovës, të garojnë në arenën ndërkombëtare” ka deklaruar ekipi./Indeksonline/