18:49 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / LB

Buzhala: Paratë e trustit nuk duhet të tërhiqen

Njohësi i ekonomisë, Viktor Buzhala, thotë se paratë nga Trusti nuk duhet të tërhiqen. Ai thotë se ka disa arsye se pse kursimet pensionale nuk bën të tërhiqen tash.

“Paret e trustit nuk ben me u terheqe per disa arsyje. Ato jane te investuara ne tregjet e aksioneve ne New York dhe sot jane ne vleren e tyre me te ulet per shkak te pandemise dhe krizes ne Ukraine. Pra, nese i terhiqni sot merrni shume me pak pare”, ka shkruar Buzhala.

“E dyta, ato pare edhe ashtu shumices se pensionsteve nuk iu mjaftojne as per mbijetese kur te dalin ne pension”, vazhdon ai.

Sipas tij, ekonomia e vendit do të kishte pësuar rënie nga ky vendim, ndërsa thotë se paratë duhet të investohen në Kosovë.

“E treta, harxhohen ne mallra konsumi, pra pare qe dalin jashte vendit, kryesisht ne Serbi e Kine dhe ekonomia jone ne vend me u rrite, ish zvogelu. Ishin rrite ekonomite e atyne qe iu blejna mallra. E katerta, paret e trustit duhet me u investu ne Kosove ne projekte madhore te qendrueshme sepse vetem keshtu rritet ekonomia jone”, ka shkruar Buzhala.