15:26 / E Hënë, 30 Janar 2023 / LB

Deklarata shokuese e presidentit kroat për Kosovën, reagon Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se dëshiron të dëgjojë të gjithë deklaratën e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, në të cilën ai flet për faktin se Serbisë iu ka rrëmbyer Kosova.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin çek, Milosh Zeman, Vuçiq, i pyetur se si e komenton deklaratën e Milanoviqit, u shpreh se do ta shqyrtojë me kujdes atë deklaratë.

Ai shtoi se me Zemanin dhe delegacionin e tij ka folur edhe për qëndrimin ndaj integritetit territorial të Serbisë dhe se ndër të tjera u ka thënë se çfarë ndodh kur disa njerëz vijnë në Serbi dhe kërkojnë nga ne që të respektojmë diçka që ata do të donin që ne ta respektonim, shkruan Novosti.