Deputeti i VV-së jep disa detaje nga vizitat në Dhomat e Specializuara: Dje takuam Rexhën, sot Jakup Krasniqin

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka njoftuar për takimet që kanë pasur sot dhe dje me krerët e UÇK-së që janë në Hagë.
Rrustemi ka bërë me dije se një ditë më parë kanë takuar Hysni Gucatin, Pjetër Shalën, Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn.
“Ishte vizitë institucionale dhe e rëndësishme. Në këto takime u njoftuam për së afërmi me kërkesat, trajtimin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën”, ka shkruar ndër të tjerai ai, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Rrustemit:
Së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin Erxhan Galushi, gjatë vizitës Dhomave të Specializuara, dje takuam Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn.
Ishte vizitë institucionale dhe e rëndësishme. Në këto takime u njoftuam për së afërmi me kërkesat, trajtimin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën.