Musliu-Shoshi: Thellohet afera e keqpërdorimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se në përfitimin e 1 milion e 40 mijë eurove që iu dhanë kundërligjshëm një organizate joqeveritare me miratimin e ministrave Fikrim Damka e Donika Gërvalla-Schëarz, po del se ka gisht edhe zv. ministrja Liza Gashi.
Sipas deputetes së PDK-së në memorandumin e bashkëpunimit është përfshire edhe organizata “Germin”.
“Liza përveq që ka qenë drejtuese e organizatës “GERMIN”, deri në ditën kur u emërua zëvendësministre, është zotuar se do ta mbështes këtë organizatë bashkë me “shërbyesit” e saj nga Ministria e Diasporës. E këta ‘shërbyes’ të zellshëm vazhdojnë të shpërblehen me pozita drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme, krejt në KUNDËRSHTIM me ligjet në fuqi”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.
Postimi i plotë i deputetes Ariana Musliu-Shoshi:
Thellohet afera e keqpërdorimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në përfitimin e 1 milion e 40 mijë eurove që iu dhanë kundërligjshëm një organizate joqeveritare me miratimin e ministrave Fikrim Damka e Donika Gërvalla-Schëarz, po del se ka gisht edhe zv. ministrja Liza Gashi, pasiqë në memorandimin e bashkëpunimit është përfshirë edhe organizata “GERMIN.”
Liza përveq që ka qenë drejtuese e organizatës “GERMIN”, deri në ditën kur u emërua zëvendësministre, është zotuar se do ta mbështes këtë organizatë bashkë me “shërbyesit” e saj nga Ministria e Diasporës. E këta ‘shërbyes’ të zellshëm vazhdojnë të shpërblehen me pozita drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme, krejt në KUNDËRSHTIM me ligjet në fuqi.
Projekti ka filluar të zbatohet e si pasojë e keqpërdorimit nuk do të amnistohet nga organet e drejtësisë as Liza as ‘shërbyesit’ e saj!
Liza, ministria nuk është botë e çuditave☺️