Dërgimi eventual i kryeprokurorit në Gjykatë/ Osmani: Kushdo që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë

Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për medie, ka njoftuar se nuk do ta dekretojë Blerim Isufajn për kryeprokuror.
Ajo është pyetur nëse kjo çështje do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga ana e opozitës.
“Kushdo që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”, ka thënë ndër të tjera Osmani, transmeton IndeksOnline.
“Sa i përket dërgimit në Gjykatën Kushtetuese, i inkurajoj deputetët ta lexojnë këtë dokument ku janë të evidentuara të gjitha shkeljet në procedurën e përzgjedhjes së kryeprokurorit.
Kushdo që e lexon këtë dokument e sheh sa masive janë zgjedhjet në këtë procedurë, nuk do ta merrte përsipër ta dërgoj këtë vendim në Kushtetuese.
Nëse për arsye politike zgjedhin një rrugë të tillë, është betejë politike nuk është betejë juridike. Kushdo që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”, ka thënë ndër të tjera ajo./IndeksOnline/