Detaje për ndërtimin e objektit për persona me aftësi të kufizuara në Ferizaj, donacion në vlerë 500 mijë euro

Bashkëatdhetarët tanë në vazhdimësi kanë ndërmarrë iniciativa të ndryshme për të ndihmuar njerëzit në Kosovë.
Së fundi, një grup prej 22 personash të gjithë bashkëatdhetarë tanë kanë marrë iniciative për ndërtimin e objektit për personat me aftësi të kufizuara në Ferizaj.
Bujar Neziri, koordinator i këtij grupi inicues ka thënë se planet e tyre janë që ky objekt të filloj të nërtohet më 3 dhjetor, pikërisht në ditën e personave me aftësi të kufizuara.
Poashtu ai ka bërë të ditur se vlera e këtij projekti është rreth 500 mijë euro dhe do të jetë donacion i mërgimtarëve.
“E kemi mbajtë një mbledhje të përbashkët ku jemi zotu se këtë projekt do ta përfundojmë. Kosto shkon deri në gjysmë milioni. Ende pa fillu punimet i kemi mbledhë afër 90 mijë euro edhe po shprsojmë që më 3 dhjetor ta fillojmë objektin, pasi është dita ndëkromëbtare e personave me aftësi të kufizuara. Është për keqardhje që shteti nuk ka bërë më ahumë për këtë kategori”, ka thënë Neziri.
Më tutje, ai ka thënë se komuna e ka ndarë parcelen dhe ka premtuar që do të ndihmoj në qasje, ujësjellës dhe kanalizime.
“Po shpresoj që ëdhe qeveria do të na mbështes. Por, me ndihmen apo pa ndihmën e tyre ne këtë objekt do ta ndërtojmë. Jemi 22 veta në Këshillin inicues që kontriboujmë”, ka përfunduar ai./IndeksOnline/