75 Mall Live Search
14:20 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / LB

Dialogu/ Presidentja pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

Presidentja Vjosa Osmani po pret në takim të përbashkët përfaqësuesin e Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar është në ditën e dytë të vizitës në Kosovë. Sot, atij i është bashkuar edhe Miroslav Lajçak.

Zyrtari i lartë amerikan ka takuar mbrëmë krerët e opozitës në Kosovë.