Zjarr i madh afër termocentralit Kosova B

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Obiliq, shumë afër termocentralit Kosova B.
Policia dhe Zjarrfikësit shihen se kanë arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet shkaktari dhe a ka të lënduar.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës nuk është deklaruar ende për këtë çështje.