Diskutime maratonike në Bruksel, zyrtarët e VV-së i japin mbështetje kryeministrit Kurti

Janë bërë më shumë se katër ore prej se ka nisur takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Takimi i nisur në ora 10:00, po vazhdon edhe në këto momente.
Deri më tash nuk ka dal asnjë informacion zyrtar për rrjedhën e bisedimeve.
Pas takimit është paralajmëruar një konferencë e Josep Borrell.
Në anën tjetër zyrtarë të Vetëvendosjes kanë shpërndarë statuse të njëjta në mbështetje të kryeministrit.

