75 Mall Live Search
18:28 / E Mërkurë, 30 Mars 2022 / OSH

Elgit Doda paralajmëron bashkëpunimin e radhës me Donaldin dhe Romeon

Ish-banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj aktualisht po shijon suksesin e këngës “Nuk je”.

Për realizimin e këngës Donaldi bashkëpunoi me Elgit Doda, i cili bëri të ditur se një projekt muzikor i tyre mund të jetë afër.

Së fundmi Elgiti ka bërë një postim në InstaStory ku shihet në studion muzikore, duke etiketuar Donaldin dhe vëllaun e tij Romeon.

 “O çka po vjen”, ka shkruar Doda në mbishkrimin e postimit.

Mbetet për tu parë hiti radhës nga treshja. /IndeksOnline/