11:21 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / LB

Escobar takon Vuçiqin në Beograd

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar, është takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, ka shpërndarë një fotografi ku shihet duke i shtrënguar duart me diplomatin amerikan.

Të mërkuren Gabriel Escobar qëndroi edhe në Kosovë ku zhvilloi takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Poashtu ai ka takuar edhe krerët e partive opozitare në vend.

Escobar në një intervistë për Kanal 10 ka thënë se arritja e marrëveshjes mes dy vendeve është çështje javësh.

Mos i humb