Gashi feston në mënyrë të veçantë dyvjetorin e albumit

Artisti shqiptar me famë botërore, Labinot Gashi, emri artistik i të cilit është Gashi, feston sot dyvjetorin e albumit të tij 1984.
Ai ka vendosur të festojë duke postuar një fotografi të promovimit të albumit në një “billboard” gjigant në New York Times Square, shkruan Indeksonline.
Sheshi në fjalë është më i famshmi në New York për “billboard” e reklama dhe jo çdokush ia del të promovojë veten në të.
“1984 i bën dy vjeç sot” shkroi Gashi me fotografinë që shpërndau.
Albumi në fjalë ishte një sukses i padiskutueshëm i artistit.
Me 16 këngë, 7 prej të cilave i realizoi edhe me videoklip, Gashi pushtoi zemrat e adhuruesve të muzikës sot dy vjet./Indeksonline/