75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / LB

Gjithçka gati për fillimin e mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ku pritet të merret një vendim i rëndësishëm

Kryesia e LDK-së pas pak pritet të nis mbledhjen e saj, në të cilën do të shpall zgjedhjet e brendshme në parti.

Nënkryetari i parë, Lutfi Haziri, shefi i GP, Arben Gashi dhe ish kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri janë parë duke hyrë në selinë e LDK-së.

Në këtë mbledhje pritet të shpallen zgjedhjet për të gjitha strukturat në këtë subjekt, përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit të partisë.

Kujtojmë se, ish kreu i LDK-së, Isa Mustafa ishte dorëheqhur dy vite më parë pas rezultatit katastrofal të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Më pas, Lumir Abdixhiku ishte zgjedhur kryetar në mandat dy vjeçar./IndeksOnline/