14:55 / E Martë, 24 Janar 2023 / S Z

Fondacioni Golden Eagle ofron qëndrim 10 ditor për 150 Policë të Kosovës në Banjën e Kllokotit

Fondacioni Golden Eagle do t’i mbulojë shpenzimet për 150 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët për dhjetë ditë, do të qëndrojnë në Qendrën Rehabilituese Banja e Kllokotit. Vlera e donacionit, të cilin Golden Eagle ka vendosur të jap për Policinë e Kosovës, është 28 mijë e 500 euro.

Donacioni në fjalë është bërë me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, pasi që zyra Ligjore e Drejtorisë së Policisë, nuk e ka aprovuar kërkesën e  Fondacionit Golden Eagle, për sigurim shëndetësor për mbi 100 punonjës të Policisë së Kosovës.

 ” Fondacioni Golden Eagle do t’i mbulojë shpenzimet për qëndrim 10 ditorë në qendrën rehabilituese Banja e Kllokotit për 150 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ky donacion bëhet me kërkesë të sindikatës së policisë së Kosovës, pasi nga ana e zyrës ligjore të Drejtorisë së PK nuk u aprovua kërkesa jonë për sigurim shëndetësorë të mbi 100 punonjësve policorë. Vlera e këtij donacioni është 28500 euro “, ka thënë Shaqir Palushi, themelues i Fondacionit Golden Eagle.

.