Haradinaj, Krasniqi e Gashi nisin takimet në SHBA, nesër i shkojnë në zyrë senatores së fuqishme amerikane

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe zyrtari i lartë i LDK-së, Alush Gashi tashmë ndodhen në ShBA.
Burime të IndeksOnline bëjne me dije se nesër ata do t’i shkojnë në zyre senatores amerikane, Joni Erst.
Takimi i senatores me zyrtarët nga Kosova do të jetë i përbashkët.
Kujtojmë se në ShBA ndodhen edhe disa deputetë të partive tjera parlamentare të cilët pritet të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
Haradinaj e Krasniqi kanë paralajmuër takime të rëndësishme edhe në Depertamentin Amerikan të shtetit, ku temë qëndrore pa dyshim do të jetë dialogu, Kosovë- Serbi./Indeksonline/