Haradinaj, Kurtit: Ju jeni befasu që janë rrit çmimet… po i çon disa në burg, por më përpara u dashtë me hi kryeministri!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje për situate edhe më pak serioze si kjo në të cilën është vendi ka bërë kauza për protesta, për shkatërrime e gjithçka tjetër.
Ndërsa ka thënë se të njëjtit njerëz po na thonë neve se e kemi thirre seancën për arsye politike.
Haradinaj i është kthyer edhe njëherë refuzimit të Qeverisë për refuzimin e projekteve të mëdha energjetike.
Duke folur për shtrenjtimin e çmimeve, kreu i AAK-së ka thënë se Qeveria është befasuar me këtë rritje dhe se për me mbulu ‘qat marre’ i ka çu disa në burg.
“Merreni më mend, ju jeni befasu se ju kanë rritet çmimet në vendin e juaj. E keni gjetë litrin e vajit 3.49 në shtetin ku udhëheq ti. E pastaj me mlu qat marre, je ka i ndjek do, me i çun ë burg. Besomni para se me i ndjek ata është dashtë me hy në burg kryeministri, se asnjë veprim se ke marrë me tejkalu këtë krizë”, ka thënë Haradinaj në këtë seancë plenare, transmeton Indeksonline.
Kreu i AAK-së ka akuzuar Qeverinë se ka ndalë investimet gjithkund. Duke ndalë këto investime, sipas tij, nuk përmirësohet gjendja.
Haradinaj ka kërkuar që të rriten pensionet, të sjellë ligjin për paga, sepse buxheti është i këtij populli dhe duhet kthyer atyre.