75 Mall Live Search
21:48 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / LB

Haradinaj: Nëse Sulmohet Kosova, do të bombardohet Beogradi

Kryetari i AAK-së, duke folur për luftën në Ukrainë, tha se ndikimi Rus në Kosovë do të kalojë pa asnjë efekt.

Ai tutje tha se nëse një ushtar serb hyn në territorin e Kosovës, bombardohet Beogradi.

“Kosova do të kalojë pa asnjë efekt rus në Kosovë. Nuk besoj që Serbia dhe Vuçiq so t’ja lejoj vetës me u pozicionu me Putinin. Nëse ndodh diçka në veri të Mitrovicës, krejt bota e dinë që nuk bëhet pa Vuçiqin dhe tani kjo dihet që ai po e bënë këtë si shërbim të Putinit”.

“Nëse nuk po kanë se si me ja gjetë zgjidhjen Rusisë, perëndimi është bukur i zoti me ja gjetë zgjidhjen Serbisë se këtë e ka bërë edhe një herë në vitin 1999. E unë e di që amerikantë nëse një ushtarë serb prek në territorin e Kosovës, e di që bombardohet Beogradi, sikur në vitin 1999. Këtë e dinë lidershipi i Serbisë mjaftë mirë”, tregoi Haradinaj në emisionin InfoBox