16:26 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / LB

Haxhiu dhe Nagavci vizituan Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot vizituan bashkërisht Qendrën Korrektuese në Lipjan, me ç‘rast u njoftuan me sfidat dhe zhvillimet e procesit të përgjithshëm të integrimit dhe rehabilitimit të të miturve në veçanti me procesin edukativ dhe arsimor që zhvillohet në këtë institucion.

Ambientet e punës, ambientet rekreative dhe sportive, ishin po ashtu cak i vizitës për tu njohur nga afër me kushtet në të cilat zhvillohen këto aktivitete.

Të dy ministret shprehën mbështetjen për aktivitetet që kontribuojnë në rehabilitimin dhe integrimin e tyre, si dhe përgëzuan stafin për përkushtimin në rritjen dhe avancimin e programeve që zbatohen për të miturit në konflikt me ligjin në institucionet korrektuese në Kosovë.