17:10 / E Hënë, 19 Dhjetor 2022 / LB

Hovenier takohet me Gërvallen: Lidhjet e forta mbështesin partneritetin e vendeve tona

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka njoftuar se është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, të hënën e 19 dhjetorit.

Ambasadori Hovenier ka thënë se është takuar dhe me diplomatin kosovar Anell Bajra.

“Kënaqësi të takohem me DPM-në @GervallaSchwarz dhe diplomati kosovar Anell Bajra sot. I uroj Anellit një vit të suksesshëm në punën e DC @StateDept Byroja e Çështjeve të Arsimit dhe Kulturës @ECAatState. Lidhjet tona të forta mbështesin partneritetin e zyrave tona të marrëdhënieve të jashtme në këtë shkëmbim”, ka shkruar ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.