75 Mall Live Search
17:28 / E Hënë, 23 Janar 2023 / LB

Ekskluzive/ Këta janë 9 zyrtarët e arrestuar për dallavere në punimet e stadiumit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar nëntë persona si të dyshuar për veprën penale ”Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit”.

Në njoftimin nga Prokuroria e Themelore në Prishtinë thuhet se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë so anëtar të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, të cilët i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal me vlerë 300 mijë euro.

IndeksOnline përmes burimeve ka siguruar emrat e zyrtarëve të arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës:

Kushtrim Salihu

Xhelil Murati

Labinot Dedushi

Valzim Mziu

Ismet Jashanica

Enver Elshani

Rrahman Olluri

 Metë Bytyqi

Driton Gashi

Sipas njoftimit të Prokurorisë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni është është ndaluar edhe një person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë.

Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind euro./Indeksonline/