Rrëfimi ekskluziv i Sellmës për dasmën në Marok, krah yjeve botërore, në udhëtimin 16 orësh

Ka vite që Sellma i ka thyer kufijtë me sukseset e saj. Por tashmë grimerja kosovare i le thyer edhe kufijtë e Evropës duke arritur deri në Afrikën e largët.
Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline grimerja dha më shumë detaje rreth kësaj eksperience ku krahë saj ishin edhe yjet botëror.
Sellma tha se mikpritja ishte si në filma dhe poashtu e kanë nderuar duke ia dhënë veshjen tradicionale.

“Ekspozimi në një kulturë e dasmë tradicionale marokiene ishte një përjetim i veçantë. Mikpritja e një familjeje moderne me vlera tradicionale ishte mbresëlënëse. Veshjet, stolitë, dekorimi ambientit, muzika … gjitha ishin fiks si diçka neper filma. Sa ishin ata të nderuar të më kishin mu si grimere po aq isha e nderuar që nikoqiret me përfshinë në dasmën e tyre edhe si mysafire speciale ku dhe me ofruan veshjen e tyre tradicionale, e cila ishte e jashtëzakonshme. Ky udhëtim i parë, por jo i fundit në Afrikë, do mbetet gjithnjë një ndër eksperiencat më të veçantë”, tha ajo.

Edhe pse ka pasur një udhëtim të gjatë prej 16 orësh deri ka mbërritur, ajo tha se ishte diçka e jashtzakonshme.
Më poshtë mund të shikoni pamje nga kjo dasmë fantastike./Indeksonline/


