16:52 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / LB

Kurti pasi firmosi vendimin për shkarkimin e një zv-ministri: T’u bë e padrejtë

Sejnur Veshall, zv/ministër i deritashëm i Kulturës është liruar nga kjo detyre me vendim të kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë zv-ministër ka punuar.

Edhe pse nënshkrimin për lirim nga detyra e ka firmosur vet Kurti, ai ka cituar kryeministrin të ketë thënë se iu ka bërë e padrejtë.

Postimi i plotë:

U lirova nga posti i zëvendësministrit!

Me kërkesën e partisë e cila më ka propozuar, Kryeministri Kurti më ka liruar nga pozita e zëvendësministrit.

Unë kam punuar, asgjë më teper. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për cështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjestarëve të komunitetit, dhe e bëra.

Tu bë e padrejtë tha Kryeministri.

Ju falemnderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falenderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën.

Ju don zëvendësiHajrës!

Me përkulje,

Përherë i juaji

Sejnuri