Mësohet identiteti i personit të vrarë në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës pasditen e sotme. Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Këtë për Indeksonline, e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Në anën tjetër, burime të Indeksonline, bëjnë me dije se të përfshirë në këtë rast janë babë e bir.
Sipas këtyre burimeve, N. Ismajli ka vrarë djalin e tij E. Ismajli me armë zjarri.

Poashtu mësohet se i dyshuari për kryerjen e këtij akti është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Me poshtë e gjeni deklaratën e Policisë së Kosovës për këtë rast:
Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent.
Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.