Qeveria e Kosovës del me njoftimin për vizitën e Kurtit në Paris

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris, Francë, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron.
Kryeministri Kurti do të merr pjesë në diskutimet në panel të këtij forumi prestigjioz, në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron, si dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë.
Në anën tjetër, Kurti në një adresim në Facebook ka paralajmëruar se mund të ketë një takim trilateral me presidentin serb Vuçiq.