75 Mall Live Search
10:42 / E Diele, 09 Prill 2023 / LB

Vdekje e dyshimtë në Obiliq, zbulohet identiteti i 31-vjeçares, nënë e katër fëmijëve

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në fshatin Sibovc të Obilqit.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se një ditë më parë ka ndërruar jetë Lavdije Gerguri-Preniqi, 31-vjeçare, nënë e katër e fëmijëve.

Në raportin 24-orësh të Policisë nuk është dhënë ndonjë detaj përkitazi me këtë rast të rëndë.

IndeksOnline ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.