Vërshimet në Istog, komuna në aksion, kryetari Ferati nxjerrë makineritë

Istogu është nga qytetet e cila po përballet me reshje të dendura të shiut.
Rrugë të këtij qyteti janë vërshuar.

Komuna, në anën tjetër, është aktivizuar menjëherë.

Kryetari i komunës, Ilir Ferati dhe Drejtori komunal, Genc Ademaj kanë publikuar pamje ku shihet intervenimi i makinerive përkatëse për të kthyer normalitetin në rrugët e përmbytura nga reshjet.

