I ipet lamtumira e fundit babait të dëshmorit të kombit, Hakif Zejnullahu

Është përcjellur për në banesën e fundit, Sabit Zejnullahu, babai i heroit të Kombit, Hakif Zejnullahu. Zejnullahu ndërroi jetë një ditë më parë, transmeton IndeksOnline.

Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar mbesa e tij, Floretë Zejnullahu, e cila është edhe deputete e PDK-së.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë qytetarë të shumte, por edhe personalitete të ndryshme të jetës publike.

Në mesin e tyre kanë qenë edhe ish deputetet e AAK-së, Daut Haradinaj dhe Ahmet Isufi.
