Igor Simiq dhe Slavko Simiq takojnë Escobarin në DASh

Përfaqësues të Listës Serbe, Igor Simiq dhe Slavko Simiq ndodhen për vizitë zyrtare në ShBA. Dyshja e Listës Serbe kanë zhvilluar disa takime në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Në DASh ata janë pritur edhe nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.
Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni i Listës Serbe do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, si dhe me përfaqësues të grupit serb në Kongresin Amerikan”, thuhej në njoftimin e Listës Serbe.