Azem Kurtaj deklarohet i pafajshëm në gjykatë

Pjesëtari i FSK-së Azem Kurtaj është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore që po mbahet për rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë, transmeton T7.
Plagosja e dy të rinjve serbë që ishin duke bartur pemë të Krishtlindjes në Shtërpcë ndodhi në janar.
Mbrojtja e Kurtajt, kishte insistuar se caktimi i paraburgimit për të u bë nën presion dhe se rastit iu dha karakter ndëretnik pa kurrëfarë nevoje.