10:29 / E Martë, 10 Maj 2022 / LB

Ish presidenti Thaçi deklarohet i pafajshëm sërish në Hagë (Video)

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë paraqitjes në Hagë është deklaruar i pafajshëm për zgjerimin e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara.

Thaçi fillimisht tha se ka pranuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar të datës 29 prill 2022.

Ai ka thënë se nuk është e nevojshme që të lexohen sot akuzat e reja.

Thaçi është pyetur nëse i kupton akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në përgjigjen e tij, ai ka thënë se s’ka pasur mundësi t’i lexojë, duke shtuar se janë shumë të redaktuara.

“Deklarohem i pafajshëm. Edhe pse lëndën s’e kam lexuar dhe s’e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”./Indeksonline/