Jep dorëheqje një nga anëtarët e Bordit të RTK-së, Besnik Boletini tregon arsyet

Anëtari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Bekim Sele ka dhënë dorëheqje nga ky bord.

Këtë për Indeksonline, e ka konfirmuar kryetari i këtij Bordi, Besnik Boletini.
“Po është dorëheq z. Bekim Sele”, ka thënë Boletini.
“Përmes këtij e-maili ju informoj për dorëheqjen time nga pozita e anëtarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës! Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë kryesisht me punën time profesionale, me theks të veçantë, angazhimin në sferat e filmit dhe në punët e tjera akademike. Shfrytëzoj rastin të ju falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin tuaj gatë kësaj periudhe dhe ju dëshiroj më të mirat!”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Seles.
Kujtojmë se Bordi i RTK-së është emëruar nga Kuvendi i Kosovës rreth katër muaj më parë.
Bordi ditë më shpallë ka vendosur ta kthej në piken zero, konkursin për zgjedhjen e drejtorit të RTK-së.