75 Mall Live Search
12:01 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / LB

Karriera e bujshme e aktorit shqiptar në Gjermani

I njohur si ish futbollisti i famshëm, Luca Toni, aktori Flurim Alija ka 30 vite që jeton dhe vepron në Gjermani.

Aktori i lindur në Zahaq të Pejës, fillimisht u mor me gastronomi në shtetin gjerman, para se të fillonte karrierën e aktrimit.

Në vitin 2014 filloi të merrej me aktrim dhe shumë shpejtë u inkuadrua në filmat dhe serialet e famshme gjermane si: “Gute Zeiten schlechte Zeiten,  Berlin tag und nacht, Die drei von Müllabfuhr, dhe Sunny wer bist du wirklich”

Aktori Alija shpejt do të jetë edhe në kinot gjermane me një film, ku regjisori kroat, Vjeskolav Katusin, ia jep mundësinë të luajë një film me aktor të Hollywoodit në filmin “Unbondeëill”, i cili më 7 janar do ta ketë premierën në Munchen.

Në një bisedë për Indeksonline, aktori tregon se ai luan edhe në filmin që po xhirohet me Kristofer lambert dhe shumë aktorë tjerë të Hollywoodit “Someone dies tonight”.

Flurim Alija poashtu është aktori kryesor edhe të emisioni “Ich bin albaner”, producent i të cilit është aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi.

Kujtojmë se ky emision është nder emisionet më të ndjekura nga diaspora dhe ka shikueshmëri të madhe nga publiku në Kosovë.

Krejt në fund ai bën me dije se shumë shpejt do të dal edhe në filmin për Netflix “Sister Thriller”, i cili është duke u realizuar në Gjermani.

Alija inkurajon të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre, sepse me punë dhe përkushtim çdo ëndërr e tyre mund të realizohet.