Kërkesa e Prokurorisë/ Nesër Molliqaj del para Gjykatës

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajt dhe aktivistit të kësaj partie, Adem Megjuani.
Nga Gjykata Themelore kanë bërë me dije se seanca do të mbahet nesër, por që ende nuk është caktuara ora e saktë.
“Kërkesën sot e kemi pranuar prej Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Seanca do të mbahet nesër, por ora nuk është caktuar ende. Nesër në mëngjes mund të ju njoftojmë për orën e saktë”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
PSD e ka vlerësuar si skandaloze kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve.
Kujtojmë se Molliqaj u arrestua mbrëmë teksa po shkonte për një intervistë në emisionin ‘Pressing’.
Arrestimi i tij ka ngjallur debat në opinionin publik.