KGJK miraton listën me shërbime esenciale: Do të zbatohet deri më 8 dhjetor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e së enjtes së 24 nëntorit ka miratuar listën esenciale të shërbimeve derisa qeveria ta shfuqizojë vendimin që ua përgjysmon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kryesuesi, Albert Zogaj, tha se lista me shërbimet esenciale do të nis nga sot deri më datën 8 dhjetor 2022.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, gjatë një konference për media mbrëmë ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim të pezullojë bashkëpunimin me Qeverinë dhe të reduktohet puna e gjykatave.
Ky veprim i KGJK-së vjen pas vendimit të Qeverisë Kurti për t’i ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi të njëjtve iu ishin rritur në vitin 2017 nga Qeveria Haradinaj.
Po ashtu, pas vendimit të KGJK-së për reduktim të punës në sistemin e drejtësisë, është anuluar seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj për rastin e “53 milionëve” të Bechtel Enkas./Betimipërdrejtësi