17:09 / E Premte, 13 Maj 2022 / MSH

Komedia “Martesa me letra” shfaqet nesër në Cyrih

Aktori i njohur i humorit, Kreshnik Ibrahimi, i kthehet skenës me shfaqje të suksesshme.

Ibrahimi, i cili tash e disa vjet jeton në Gjermani, ka njoftuar se nesër (14 maj) do të shfaqë një stand – up komedi shqip në Cyrih, përkatësisht në (Salmen) në Schlieren.

Shfaqja titullohet “Martesa me letra” dhe aktori Kreshnik Ibrahimi, përmes satirës dhe batutave të shumta, sjell humor dhe të qeshura pa fund për të pranishmit, raporton albinfo.ch.

Producenti dhe udhëheqësi i emisionit “Ich bin albaner”, përmes një postimi në “Facebook” ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Zvicër që të vijnë në sallë për të ndjekur shfaqjen e tij.

“Ju ftoj të gjithëve së bashku me familjet tuaja të jeni pjesë e kësaj nate plot të qeshura dhe humor”, ka shkruar ai ndër të tjera në postimin e tij.

Biletat mund t’i rezervoni online duke klikuar këtu:

https://eventfrog.ch/de/p/theater-buehne/comedy-kabarett/martesa-me-letra-komedi-shqip-6927928068808774119.html?fbclid=IwAR2xGI2UBQtUa93ZsqVIb82HNFfyFd7-jukwUg9yNyLXWLqEuXODnFFJ3hs