75 Mall Live Search
13:45 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / LB

Kosnett komenton qëndrimin e Vuçiqit për situatën në Ukrainë: BE, SHBA ju lutemi kini parasysh

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, u është drejtuar BE-së dhe SHBA-së ta kenë parasysh veprimin e presidentit serb karshi Vladimir Putin, pasi duket se ndërmjet Perëndimit dhe Putinit, presidenti serb zgjodhi këtë të fundit.

Këtë koment Kosnett e ka bërë në profilin e tij në Twitter.

“Pra, duket se Presidenti i Serbisë Vuçiq ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi kini parasysh”, ka shkruar ai ndër të tjera.