19:18 / E Hënë, 29 Maj 2023 / LB

Kryediplomati italian: 11 ushtarë të KFOR-it italian të lënduar, tre prej tyre në gjendje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, është shprehur i shqetësuar për situatën në Veriun e Kosovës.

Ai theksin e ka vënë te ushtarët e KFOR’it italianë 11 prej të cilëve u lënduan – dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, ka shkruar ai në Twitter.